Analisti: Kjo është arsyeja pse Hashim Thaçi pikërisht tani u kthye kundër Speciales

Aktuale

Analisti: Kjo është arsyeja pse Hashim Thaçi pikërisht tani u kthye kundër Speciales

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 23:38
Hashim Thaçi

Analisti politik, Imer Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” e ka komentuar deklaratën e presidentit të vendit, Hashim Thaci për Gjykatën Speciale dhe mashtrimet që sipas tij i aka bërë bashkësia ndërkombëtare.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi e ka mashtruar popullin e Kosovës.

“Z. Thaci është dashur t’i tregonte popullit më herët për këtë marrëveshjeve”, tha ai.

Ai ka thënë se kjo është indicative kur në këtë kohë, Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë të tillë.

“Këto deklarata vijnë vetëm pak kohë para ngritjes së aktakuzave të para nga ana e Gjykatës Speciale”, tha ai.

Sipas Mushkolajt, këto deklarata lidhen me fatin e vetë presidentit Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat