Policia nuk e gjen Albin Kurtin në shtëpi

Aktuale

Policia nuk e gjen Albin Kurtin në shtëpi

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 13:40
Albin Kurti

Policia e Kosovës ka shkuar sot në shtëpinë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, për ta marrë dhe dërguar në seancën gjyqësore, por nuk e kanë gjetur aty.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Nuk ka pasur asnjë bastisje, askush nuk ka hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit. Thjesht është kryer një urdhër nga ana e Policisë për të kërkuar personin në fjalë, mirëpo ai nuk është gjendur aty”, ka thënë Ahmeti.

Lëshimi i kësaj urdhërese erdhi si pasojë e mungesës së Albin Kurtit në seancën e sotme që u mbajt në Pallatin e Drejtësisë.

Katër deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi,  Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, hedhjes së gazit në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat