Imami i Drenasit ka një paralajmërim për Thaçin pas pjesmarrjes në Paradën e LGBTI-së

Aktuale

Imami i Drenasit ka një paralajmërim për Thaçin pas pjesmarrjes në Paradën e LGBTI-së

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 14:16
Imami i Drenasit Osman Musliu

Imami i Drenasit Osman Musliu ka reaguar pas mbajtjes së paradës së komunitetit LGBTI, në sheshin Skënderbeu.

Imami ka shkruar në Facebook duke thënë që Hashim Thaçi do të bëhet pishman se po e mbështet një komunitet të tillë.

“Hashim e Thaçi ki me i ra pishman edhe“Paradës së Krenarisë” LGBTI …!

Ndërsa të pranishëm në paradë kanë qenë  zyrtarë të lartë të shtetit si presidenti i vendit Hashim Thaçi, dhe ministrja e integrimeve evropiane Dhurata Hoxha.

Pjesëmarrësit kanë  mbajtur  në duar flamuj me ngjyra të cilët simbolizojnë njerëzit me orientime të ndryshme seksuale.

I pranishëm është edhe shefi i USAID-it në Kosovës James Hope dhe shtetas tjerë të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat