Bazaj thotë se Lladrovci nuk u sulmua, e quan mashtrues të madh

Aktuale

Bazaj thotë se Lladrovci nuk u sulmua, e quan mashtrues të madh

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 15:50
Naim Bazaj

Kryesuesi i Asamblesë së Drenasit, Naim Bazaj ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth asaj që thuhet se kryetari i kësaj komunë, Ramiz Lladrovci është sulmuar një natë më parë.

“Kjo është gënjeshtër, ai nuk është sulmuar, mirëpo është një mashtrues i madh”, ka thënë Bazaj.

“Ai ka qenë në Tërstenik, ku ka pasur një takim me banorët dhe më pas i ka ofenduar ata”.

“Lladrovci u ka thënë atyre se nëse s’u pëlqen gjendja atje le të dalin e të kërkojnë azil”, është shprehur Bazaj.

“Unë nuk kam hedhur gurë ndaj tij, po të doja ta bëja atë, do ta bëja hapur. Dikush prej banorëve atje ka hedhur një gur pas ofendimit që Lladrovci u ka bërë atyre.”.

Më tej Bazaj ka thënë se Lladrovci është njeriu më i korruptuar në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat