Gjermania do të mbështesë sektorin e arsimit në Kosovë

Aktuale

Gjermania do të mbështesë sektorin e arsimit në Kosovë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 19:00
Pamje nga takimi

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar mbështetjen e arsimit në Kosovë, në të gjitha projektet arsimore.

Ai gjatë një takimi me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se një arsim cilësor ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin  ekonomik  të Kosovës.

Ndërsa, ministri Bytyqi  tha se Kosova ende ka nevojë për mbështetje të partnerëve të fuqishëm ndërkombëtar siç është Gjermania, me qëllim të përmbushjes së prioriteteve, duke pasur gjithnjë parasysh ngritjen e cilësisë.

Ai tha se do të shikohet mundësia e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, për të kuptuar se për cilat kuadro profesionale ka më shumë nevojë tregu i punës në Kosovë.

Ambasadori Heldt dhe ministri Bytyqi  diskutuan edhe për karakterin shembullor të gjimnazit “Loyola” në Prizren dhe kontributin e këtij gjimnazi në arsimin parauniversitar dhe atij profesional në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat