“Milaim Zekës i dolën dosjet sikur Klanit Pronto”

Aktuale

“Milaim Zekës i dolën dosjet sikur Klanit Pronto”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 10 tetor 2017 Në ora: 22:50
Milaim Zeka

Ditë më parë në media vendore janë bërë publike se Prokuroria është duke hetuar deputetin e Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën për mashtrim të 920 qytetarëve të Kosovës përmes një agjencie punësimi për në Gjermani.

Lidhur me këtë, analisti politik, Islam Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se individ të korruptuar po futën në politikë për të shpëtuar  vetën, po e zbehin besimin e qytetarëve nga institucionet  shtetërore.

Image
Islam Krasniqi

“Qytetaret e  republikës së Kosovës janë mësuar me individ  të korruptuar që thirren në vlera e të cilët në trupin e tyre nuk kanë  etike  njerëzore.  Këta  individ të cilët  po i futën politikes për ta shpëtuar  vetën apo edhe  rrjetën e  krimit, po e  zbehin edhe besimin e qytetarit ndaj institucioneve  shtetërore, ndajë organeve të Drejtësisë, të cilat hezitojnë apo frikohen të veprojnë kundër tyre”, ka thënë ai. 

Po ashtu, ai ka cekur edhe rastin e deputetit Zeka për të cilin ka thënë se i kanë dal dosjet sikurse klanit Pronto, ku qytetarët ranë pre e maskës së deputetit. 

“Një rast të tillë kemi Gazetarin apo tash edhe  deputetin e koalicionit qeveritar Milaim Zeka, të cilit  i dolën dosjet  po ashtu si dikur  klanit  pronto, për mashtrimet apo pasurimin e ti me  viza, ku u mashtruan afër 1000 qytetar, hallexhinj, të cilët ranë pre e sinqeritetit të tyre karshi maskës së deputetit, i cili u thirr në vlera, në demokraci, e që prapa ti paska qenë një mashtrim apo edhe  një plaçkitje ndaj qytetarëve që e  votuan”, ka thënë Krasniqi 

Për më tepër, ai ka thënë se duhet që Zeka të jap dorëheqje nga posti i deputetit të Kuvendit, si dhe Prokuroria duhet që të zbardh rastin.

“Deputeti Zeka  duhet të jap dorëheqje dhe të kërkoj falje para qytetarëve të Kosovës,  para atyre që e  votuan, dhe tu kthej parat atyre që i mashtroj, sepse akuzat ndaj tij besoj që ja  paskan arsyetuar goditjet e deputeti të VV-së, dhe  prokuroria të vazhdoj ta kërkoj të vërteten lidhur më këto akuza ndaj Zekës, i cili ka  qenë shumë i zëshëm për pastërtinë e tij, dhe  akuzat ndaj tjerëve, duke  filluar që nga  koha e  luftës e  deri më sot”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Ndërsa, lidhur me raportimet për mashtrimet me viza, deputeti Zeka i ka quajtur shpifje duke u deklaruar i pafajshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat