Ministrja e jashtme suedeze: Kosova dhe Katalonia nuk duhet të krahasohen

Aktuale

Ministrja e jashtme suedeze: Kosova dhe Katalonia nuk duhet të krahasohen

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 07:27
Margot Wallstrom

Ministrja e jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom ka thënë se Kosova dhe Katalonia nuk mund të krahasohen, pasi janë raste të ndryshme.

Ajo ka thënë se në Kosovë ka pasur situatë lufte, çka nuk është në Spanjë.

“Ne insistojmë që duhet të ketë një dialog ndërmjet përfaqësuesve spanjoll dhe katalanas. Unë nuk mendoj se Kosova dhe Katalonia duhet të krahasohen pasi situatat janë të ndryshme. Nëse ju jeni në një situatë ku konflikti është i armatosur, ku ka mundësi për krime lufte, atherë ju jeni në një situatë të veçantë”, tha Wallstrom.

Ministrja suedeze foli edhe për gjendjen në Ballkan, ku tha se në vendet e rajonit ka shumë sfida të sigurisë.

“Por, unë shoh shumë potencial te vendet e Ballkanit për tu bërë pjesë e familjes evropiane”, tha ministrja e jashtme e Suedisë.

Sipas  saj, të gjitha problemet duhet të zgjidhen vetëm me dialog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat