Ilir Meta i përgjigjet Thaçit për t’i pajisur qytetarët e Kosovës me shtetësi shqiptare: Kërkesa juaj s’është zgjidhje

Aktuale

Ilir Meta i përgjigjet Thaçit për t’i pajisur qytetarët e Kosovës me shtetësi shqiptare: Kërkesa juaj s’është zgjidhje

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 13:10
Ilir Meta dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se pas qasjes bllokuese të BE-së, i ka kërkuar Presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta, që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet aplikimi për shtetësi shqiptare në mënyrë që të lëvizin lirshëm, Kurse, Meta i tha se zgjidhja nuk është të merret nënshtetësia shqiptare por është tejkalimi i problemit të izolimit të Kosovës.

Thaçi tha se marrëdhëniet  në mes Kosovës dhe Shqipërisë janë raporte të shkëlqyera në të gjitha sferat institucionale.

“Shqipëria ka ndihmuar dhe ndihmon maksimalisht që Kosova të këtë njohje te reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Diskutuam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Kosova e ka të qartë vizionin që do të jetë pjesë e NATO-së dhe BE-së, por pasi BE ka sjellë në një izolim klasik Kosovën, e vetmja shpresë në këtë moment ka mbetur i kërkova dje presidentit Meta që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet t’u jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës, studentëve biznesmenëve.

“Është nevojë imediate të pajisen me nënshtetësi shqiptare që të lëvizin të lirë. Nuk duhet privohen të rinjtë nga kjo e drejtë”, tha Presidenti Thaçi.

Ai është ndalur edhe te themelimi i Gjykatës Speciale, ku ka thënë se themelimi i saj është konsideruar që do t’i hap perspektivë Kosovës.

“Kjo ka qenë pritja jonë dhe premtimi i BE-së, kjo është e vërteta. Jemi tërësisht të izoluar pa asnjë perspektivë. Shqetësimi im s’ka të bëjë më gjykatën por me gjendjen e renduar të Kosovës dhe mungesës së perspektives”, tha Thaçi.

I pyetur për largimin e ambasadorit O'conell, ai tha  nuk e ka vërejtur që ka qenë brenda dhe as që ka dale jashtë.

“Nëse ka dal si rezultat i pakënaqësisë me fjalimin është sjellje frustruese, fëmijërore”, tha ai.

Kurse, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pasi është dekoruar me “Urdhri i pavarësisë”, tha se duke e pranuar me shumë përgjegjësi këtë dekorat do të angazhohet edhe më tej në forcimin e pavarësisë së Kosovës dhe njohjeve të saj ndërkombëtarë, si dhe realizimin e aspiratës për të ardhmen evropiane.

“Ka kërkesa për të marrë nënshtetësinë e Shqipërisë për t’i shpëtuar kësaj bllokade në të cilën padrejtësisht ndodhen qytetarët. Domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi për të mos thënë këtij diskriminimi që po përjetojnë qytetarët e Kosovës tek të cilët ka sjellë një frustrim. Pa dyshim ne mirëkuptojmë këtë kërkesë që vjen nga ky presion i drejtë i qytetarëve të Kosovës për pajisje me nënshtetësi shqiptare, kuptoj se çfarë ndodh me qytetarët dhe studentët që duan të studiojnë në vende evropiane. Zgjidhja nuk është të merret nënshtetësia shqiptare pavarësisht dëshirës për të kaluar këtë problem. Zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi. Shpresoj që institucionet e Kosovës në një dialog me BE dhe Malin e Zi ta zhbllokojnë këtë çështje”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat