Vetëvendosje kritikon Kadri Veselin: Është e papranueshme që sot nuk është mbledhur kuvendi

Aktuale

Vetëvendosje kritikon Kadri Veselin: Është e papranueshme që sot nuk është mbledhur kuvendi

Nga: Bota sot Më: 11 tetor 2017 Në ora: 14:27
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka kritikuar kryetarin e Kuvendit për shkak të mos mbledhjes së kuvendit për nder të vizitës së Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas Pantinës, është e papranueshme që sot nuk është mbledhur kuvendi, dhe për këtë ajo ka shprehur keqardhje.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qëndruar sot në Prishtinë, me ç’rast është takuar me presidentin Thaçi.

Postimi i plotë:

Eshte zakon qe Kuvendi te pres ne seance solemne Presidentet qe vine per vizite ne Kosove. Eshte e papranueshme qe sot nuk eshte mbledh Kuvendi per ndere te Presidentit te Shqiperise. Si deputet e Kuvendid me vjen keq per kete. Pergjegjesia eshte e kryetarit te Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat