Basri Sejdiu emërohet ud i Drejtorit të QKUK

Aktuale

Basri Sejdiu emërohet ud i Drejtorit të QKUK

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 14:49
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se pas diskutimeve, ka caktuar Basri Sejdiun, UD. Drejtor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Sejdiu, deri tani ka shërbyes si ushtrues detyre i  shefit të kardiologjisë invazive në QKUK.

QKUK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me rastin e pranim të detyrës, anëtarët e Bordit Drejtues, shprehën përkrahje për Sejdiun, duke  i dëshiruar suksese në detyrën e re.

Basri Sejdiu, UD Drejtor i Përgjithshëm,  theksoi se do të vazhdojë  me  punët e mbetura, por me prioritet të lartë do të punoj në zhvillimin e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë invazive, ku do të krijohen kushte që pacientët të mos dalin jashtë institucioneve  shëndetësore publike, por shërbimin ta marrin brenda institucioneve publike. 

Poashtu, ai është zotuar se do të punojë dhe angazhohet për zhvillimin edhe të fushave të tjera brenda institucioneve në varësi të SHSKUK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat