Haradinaj: Ka shpresa për liberalizim të vizave

Aktuale

Haradinaj: Ka shpresa për liberalizim të vizave

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 16:39
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, përkundër deklaratave të Presidentit Thaçi, se aktualisht nuk ka shpresë për liberalizimin e vizave, ka thënë se ai ende shpreson se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti.

Derisa Presidenti Thaçi gjatë takimit me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta i ka kërkuar që qytetarët e Kosovës të pajisen me pasaporta shqiptarë, pasi mbetet si e vetmja shpresë për qytetarët e Kosovës, pasi ai nuk sheh perspektivë në rrugë për liberalizimin e vizave për shkak se demarkacioni është vënë si kush i domosdoshëm për t’u liberalizuar vizat.

Haradinja tha se demarkimi i kufirit me Malin e Zi, është çështje e Kuvendit të Kosovës, por se mundësia e liberalizimit nuk është e largët.

Haradinaj: Ka shpresa për liberalizim

“Mendoj se boshti për liberalizim është rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit në niveleve të larta, pastaj krime tjera, lloje të krimit. Mund t’iu them se jemi intensivë në këtë temë, pra nuk dua të lavdërohem për diçka që e kam detyrë. Po sot dy orët e para të ditës, nga 8 deri në 10, gjithë akterët kryesor, vendor dhe ndërkombëtarë kanë punuar në këto tema, kam qenë vetë prezent. Mendoj që boshti është kjo, pastaj është një element tjetër i rëndësishëm është zgjidhja e çështjes së kufirit me Malin e Zi. Sikurse që jeni në dijeni unë nuk po humb kohë në këtë temë, në atë që është kapacitet i Qeverisë. Disa vendime i merr Parlamenti me dy të tretat edhe ai nuk është kapacitet i imi dhe s’mundem unë me realizuar, por atë që e kemi në kuadër të Qeverisë, ne po procedojmë me këtë. Nuk mendoj që jemi të pa shpresë në liberalizmi të vizave, bindja ime është kemi shpresë, nuk është lar gët mundësia e liberalizimit“, tha Hardinaj.

Kryeministri ka treguar se edhe ai është i pajisur me pasaportë shqiptare, por ende nuk e ka marrë si dokument, madje thotë se të gjithë ata qytetarët që duan mund të pajisen.

Haradinaj: Jam pajisë me pasaportë shqiptare, ende nuk e kam marrë 

“Marrja e shtetësisë është çështje e vullnetit të qytetarëve i gjithë secilit. Nëse edhe ky është një motiv që me mund me lëviz lirshëm unë nuk jam kundër. Unë e kam marrë për vete në fakt, nuk kam apliku por sa isha pushimet e fundit Presidenti shqiptar Nishani ma dha. Ende nuk kam marrë dokument por më është lejuar kjo”, tha Haradinaj.

Ai beson se do të ketë rezultate të tjera pos luftës kundër krimit dhe demarkacionit, do të këtë edhe rezultate tjera në proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat