Çeku flet për rënien në postin e zëvendësministrit: Nuk i refuzoj detyrat

Aktuale

Çeku flet për rënien në postin e zëvendësministrit: Nuk i refuzoj detyrat

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 18:06
Agim Çeku

Nga një ish-komandant dhe gjeneral i UÇK-së, Agim Çeku hoqi uniformën e komandantit të TMK-së për të marrë udhëheqjen e ekzekutivit në vitin 2006, duke u bërë kështu kryeministri i katërt i Kosovës së pasluftës.

Më pas mori edhe pozitën e ministrit të FSK-së, kandidoi për PDK-në në Prishtinë derisa hiç më larg se të martën, ai u emërua zëvendësministër në ministrinë që dikur e drejtoi.

Çeku ka thënë se asnjëherë nuk e refuzon asnjë detyrë teksa thekson se çdo herë mundohet të jetë i dobishëm.

“Unë asnjëherë nuk e kam refuzuar asnjë detyrë që më është ofruar dhe asnjëherë nuk e kam kërkuar asnjë detyrë për vete, thjesht m’u kanë ofruar detyrat në kohën e duhur që dikush ka menduar se mund t’i kryej më së miri, ashtu e pranoj edhe këtë detyrë. Nuk preokupohem fare me atë që kanë qenë detyra më të larta, thjesht dikush mendon se unë mundem me qenë i dobishëm në këtë kohë në atë vend dhe unë jam i kënaqur vetëm për faktin që mundem të kontriuboj diçka për të mirë”, është shprehur Çeku.

Çeku është shprehur per express se do të mundohet t’i ndihmoj ministrisë së FSK-së në pengesat që kanë hasur drejt transformimit të FSK-së në ushtri.

“Ne si ministri, në radhë të parë ministri, por edhe unë si zëvendësministër, do të mundohemi që t’u ndihmojmë atyre që t’i tejkalojmë pengesat që janë paraqitur në rrugën tonë drejt transformimit të FSK-së në ushtri. Ne nuk e kemi rolin udhëheqës, e ka kryeministri dhe presidenti, kurse ministria i kryen detyrat  e veta që ta ndihmojë dhe ta lehtësojë këtë proces”, ka thënë Çeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat