Meta zotohet për ndihmën e Shqipërisë ndaj Kosovës

Aktuale

Meta zotohet për ndihmën e Shqipërisë ndaj Kosovës

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 18:15
Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e përgëzoi atë për marrjen e detyrës së të parit të Qeverisë dhe për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit.

Kryeministri i Haradinaj dhe presidenti Meta, biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe për rrugën e përbashkët evropiane të dyja vendeve. 

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të shkëmbejnë përvojat e tyre në proceset integruese dhe në këtë kontekst është e pazëvendësueshme ndihma e Shqipërisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtare.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka hyrë në një dinamikë të re për sa i përket zbatimit të MSA-së dhe në përshpejtimin e procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE.

Presidenti Meta nga ana e tij u zotua se shteti shqiptar do të vazhdojë me ndihmën e pakursyer dhe të gjithanshme për Kosovën, sidomos në agjendën euroatlantike. Për Presidentin Meta, gjetja e një zgjidhjeje për demarkacionin e kufirit me Republikën e Malit të Zi si dhe dialogu me Serbinë janë çelës i suksesit të Kosovës në rrugën e saj integruese në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat