I dënuari për manipulim në zgjedhje përkrahë Zenun Pajazitin

Aktuale

I dënuari për manipulim në zgjedhje përkrahë Zenun Pajazitin

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 20:43
Zenun Pajaziti

Zenun Pajaziti, kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit është parë i shoqëruar në fushatë elektorale me ish-vëzhguesin e kësaj partie Mejdi Selmani, i  dënuar me gjashtë muaj burgim dhe 600 euro gjobë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Selmani në zgjedhjet kaluar më saktësisht në balotazh për kryetar të Gjilanit, kishte keqpërdorur detyrën zyrtare duke kërkuar votën për Qemajl Mustafën, kandidat ky i PDK-së për të parin e Gjilanit në ditën e votimit.

Ndërkohë që edhe kandidati tjetër i PDK-së, Zenun Pajaziti është parë nën shoqërinë e Selmeanit. Së fundmi është publikuar një foto e tyre e përbashkët gjatë fushatës në Gjilan.

Selmani i kontaktuar nga Insajderi ka mohuar zërat se ai është i angazhuar nga PDK-ja, për zgjedhjet lokale. Ai ka thënë se është duke e mbështetur një “jaran” të tij, kandidat për asamblist por pranon simpatinë e tij ndaj PDK-së.

“Unë e kom një simpati ndaj PDK-së unë e përkrahi një kandidat Riza Avdyli për asamblist”, ka thënë ai për Insajderin.

Ai më tej ka treguar arsyeje përse vazhdon ta përkrah PDK-në duke folur fjalë të mira për kandidatin e PDK-së.

“Unë i përkrahi PDK-në e vetmja arsyeje është shokët që kam në qendër jo këtu në Gjilan e kam të imponuar mu sjellë me ta, Zenuni jo pse është i Gjilanit por është më i moderumi, nuk ka qenë asnjëherë në pushtet lokale”, ka thënë Selmani, shkruan Insajderi.

Mejdi Selmani tregonte katër vite më parë për Gazetën Jeta në Kosovë se dëshironte t’ia sigurojë kandidatit të subjektit të tij për kryetar, 300 deri 400 vota nga serbët lokalë, për faktin se Qemajl Mustafën e ka bashkëfshatar. Ndërsa PDK mohonte zërat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat