Ish këshilltari i Mustafës e bën për “pesë pare” Thaçin: Tash po i ndihmoni Haradinajt, çfarë po ndodh me presidentin?

Aktuale

Ish këshilltari i Mustafës e bën për “pesë pare” Thaçin: Tash po i ndihmoni Haradinajt, çfarë po ndodh me presidentin?

Nga: B.S Më: 12 tetor 2017 Në ora: 10:26
Faton Abdullahu dhe Hashim Thaçi

Ish këshilltari i ish kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, përmes një postimi në facebook, ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit Hashim Thaçi, i cili ka hedhë akuza ndaj ndërkombëtarëve.

“Hashim Thaçi i para do kohe do ta quante Hashim Thaçin e sotëm antiamrikan. Çfarë po ndodh me presidentin ? Nuk po na izolon Evropa, por mungesa e kurajos për tu ballafaquar guximshëm me problemet e mëdha. Thaçi tash po i ndihmoni z. Haradinaj, pra Qeverisë aktuale dhe vetes së vet në rend të parë, duke u munduar ta kaloj problemin e vizave atje ku nuk e ka vendin, në Shqipëri. Këtë nuk na e ka borxh Shqipëria. Pse i bëni ata të ndjehen me faj që s’mund të na ndihmojnë. Jo, është presidenti dhe kryeministri që duhet të mirren me këtë problem, tash, menjëherë. Çfarë po ndodh me presidentin?”, ka shkruar Abdullahu, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Demokratore

Hashim Thaçi i para do kohe do ta quante Hashim Thaçin e sotëm antiamerikan.

Miqtë tanë ndërkombëtar nuk kanë ndryshuar në raport me ne janë atë të njëjtit. Është Presidenti Thaçi që ka ndryshuar në këtë raport. Shumë e çuditshme, kur dihet se në garën se kush i pari po i bën amin politikave të BE-s ndaj Kosovës gjithmonë ai ka qenë pushtetari kampion i patejkalueshëm. Çfarë janë këto alternativa politike president?

Hashim Thaçi i para do kohe do ta quante Hashim Thaçin e sotëm antiamrikan. Çfarë po ndodh me presidentin?

Nuk po na izolon Evropa, por mungesa e kurajos për tu ballafaquar guximshëm me problemet e mëdha. Thaçi tash po i ndihmoni z. Haradinaj, pra Qeverisë aktuale dhe vetes së vet në rend të parë, duke u munduar ta kaloj problemin e vizave atje ku nuk e ka vendin, në Shqipëri. Këtë nuk na e ka borxh Shqipëria. Pse i bëni ata të ndjehen me faj që s’mund të na ndihmojnë. Jo, është presidenti dhe kryeministri që duhet të mirren me këtë problem, tash, menjëherë. Çfarë po ndodh me presidentin ?

Kjo puna e pasaportave për ti marrë në Shqipëri, si befasi e radhës, është në vijë të njejtë me kërkesat e presidentit, para disa muajve, kur për ta akuzuar Qeverinë Mustafa, për mungesë guximi për të marr vendime të mëdha, lidhur me ushtrinë, mori iniciativën për ta krijuar atë pa respektuar Kushtetutën dhe pa izën e amerikanëve e në anën tjetër na thoshte - amerikanët po më përkrahin. A mos ju përkrahën edhe tani amerikanët që të kërkojmë pasaporta shqiptare?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat