Apeli refuzoi ankesën e 20 të akuzuarve për krim të organizuar

Aktuale

Apeli refuzoi ankesën e 20 të akuzuarve për krim të organizuar

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 11:15
Ilustrim

Gjykata e Apelit me anë të një Kolegji të përbërë nga 2 gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas, i ka shqyrtuar ankesat e parashtruara në rastin që ka të bëjë me 20 të pandehur me aktakuza të ndryshme për një numër të veprave si Krim i organizuar (Pjesëmarrje në Grupin kriminal të organizuar), në lidhje me veprën penale Kontrabandë me emigrantë, veprën penale Kontrabandë me emigrantë (Dokumente udhëtimi të falsifikuara), dhe për një numër të akuzave për Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Shtatëmbëdhjetë të pandehur kanë parashtruar ankesa kundër Aktgjykimit të Kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 27 mars 2017, me anë të cilit ishin refuzuar kërkesat e mbrojtjes për ta hedhur poshtë aktakuzën si dhe kundërshtimet e tyre ndaj provave.

“Gjykata e Apelit, me anë të aktgjykimit PN 475/2017 të datës 25 shtator 2017, i ka hedhur poshtë këto 17 ankesa. Aktgjykimi i Kryetarit të trupit gjykues u vërtetua”, ka njoftuar Gjykata e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat