Gecaj Thaçit e Haradinajt: Jeni një hiq krahasuar me miqtë e Republikës

Aktuale

Gecaj Thaçit e Haradinajt: Jeni një hiq krahasuar me miqtë e Republikës

Nga: Bota sot Më: 12 tetor 2017 Në ora: 16:14
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, zyrtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar presidentin dhe kryeministrin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ata janë një hiq, krahasuar me miqtë e Republikës, përcjell Bota sot.

Gecaj thotë se kryeministri keqpërdori demarkacionin dhe asociacionin, ndërsa presidenti po e mashtron vendin për gjykatën speciale, duke thënë se ndërkombëtarët kanë bërë premtime.

Postimi i plotë:

JENI NJË HIQ KRAHASUAR ME MIQTË E REPUBLIKËS

Paskrupullsia e pushtetarëve të tanishëm duket se nuk ka kufi. Për hir të interesit individual, gruporë e klanorë, janë në gjendje të na kthejnë me dekada prapa. Janë të gatshëm të minojnë edhe tërë atë të cilën ky popull i vuajtur e ndërtoi me mund, djersë e gjak ndër shekuj. Kryeministri i tanishëm keqpërdori në mënyrën më flagrante dy çështje të rëndësisë nacionale, demarkacionin dhe asociacionin, madje duke ushtruar dhunë të paparë ndonjëherë ndaj shtetit dhe institucioneve të republikës. Tani na thotë se na tregon më vonë kur mund të kemi liberalizim vizash, ndërsa dialogun as që ka guximin ta prekë, duke na sugjeruar se ka punë tjera “më të mençura”. Në anën tjetër, presidenti i republikës, pas yryshit pa kokë që kishte marrë më herët në lidhje me ushtrinë, tani e bën të njëjtën gjë me gjykatën speciale, duke mashtruar opinionin, ashtu si herën e parë, se ndërkombëtarët na paskan pas premtuar këte apo ate.

Zotërinj pushtetarë, është mirë të kuptoni se krahasuar me marrëdhëniet e republikës sonë me miqtë ndërkombëtarë, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju jeni bash një hiq i madh, dhe populli shpresoj dhe besoj se shumë shpejt do tua tregoj vendin e merituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat