Deda: Për fazën e re të dialogut duhet koncensues, Presidenti nuk mund ta udhëheq i vetëm

Aktuale

Deda: Për fazën e re të dialogut duhet koncensues, Presidenti nuk mund ta udhëheq i vetëm

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 16:33
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e subjektit politik Alternativa, Ilir Deda ka kërkuar që në fazë e re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të ketë një koncensues politikë.

Deda ka thënë se këtë proces nuk mund ta udhëheq vetëm Presidenti, pa pasur një pëlqim nga Kuvendi i Kosovës.

Ai  duke komentuar propozimin e kryeministrit Haradinaj se procesin e dialogut me Serbinë, duhet drejtuar nga dikush që merr mbështetje nga Kuvendi, çoftë Presidenti apo dikush tjetër, ka thënë se ky pozicion i kryeministrit është në përputhje me deklaratat e opozitës gjatë verës së këtij viti.

“Në sistemin Kushtetues institucional të Kosovës, nuk mundet kryetari i Kosovës ta udhëheq një proces vetëm pa u konsultuar, sepse i duhet mandati nga Kuvendi dhe për me marr këtë mandate nga Kuvendi duhet patjetër me pas një koncensues politikë, sepse çfarë do që nënshkruan ai, në emër të Kosovës duet të ratifikohet në Kuvend, ku i duhen 2/3 e votave”, ka thënë Deda.

Ai është shprehur se duhet të marr fund mos transparenca e deritanishme në fazën e bisedimeve dhe partitë politike duhet të merren vesh me atë se çfarë është interesi i Kosovës, dhe ato ti përfaqësojë i nominuari nga Kuvendi.

Deda ka thënë se faza e re e dialogut duhet të sqarohet se çfarë përmban.

“Duhet ta sqarojmë se çfarë përbënë kjo fazë e re, sa do të zgjasë cilat janë rezultatet për Kosovën, dhe unë vetëm mund të përsërisë qëndrimin e Alternativës se në këtë fazë të re duhet pa tjetër të shkohet me koncensues politikë”, është shprehur Deda të enjten.

Për një marrëveshje të gjerë në dialog ka folur kohë më parë edhe presidenti Hashim Thaçi. Ai madje ka propozuar që të formohet një Ekip i Unitetit”, ku përveç partive politike të përfshihet edhe shoqëria civilie.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar se Beogradi e Prishtina po punojnë për caktimin e përmbajtjes së “fazës së re të dialogut” për në dhjetor dhe ka theksuar se “kërcim cilësor” në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve pret gjatë vitit të ardhshëm.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kishin arritur marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në vitin 2013. Pas kësaj janë zhvilluar takime në nivel kryeministrash e ekipet teknike për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat