Media zvicerane: Mbi pasaportat dhe kufijtë shqiptarë; mund ta paramendoni që Merkel të emëronte katër austriakë zv.ministra? - Bota Sot
Media zvicerane: Mbi pasaportat dhe kufijtë shqiptarë; mund ta paramendoni që Merkel të emëronte katër austriakë zv.ministra?

Aktuale

E shtunë, 21 tetor 2017

Media zvicerane: Mbi pasaportat dhe kufijtë shqiptarë; mund ta paramendoni që Merkel të emëronte katër austriakë zv.ministra?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 12 tetor 2017 Në ora: 18:06
Angela Merkel

Si për krahasim: kancelarja gjermane Angela Merkel po krijon kabinetin e saj të ri. Mjaft e kënaqur ajo telefonon në Vjenë dhe fton katër austriakë për t'i emëruar zv.ministra. E pamundur? Në Gjermani po, por jo edhe në Shqipëri: kryeministri ekscentrik Edi Rama ka thirrur katër shqiptarë nga Kosova, tre prej të cilave gra, për t'i emëruar si zv.ministra në qeverinë e re.

Për kujtesë: Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008 dhe u njoh nga Shqipëria ditën vijuese. Pra bëhet fjalë për dy shtete. Por si funksionon ky transfer? A kanë pasaporta shqiptare zv.ministrat e ri? Ose në Shqipëri mundet edhe të huajt të marrin poste qeveritare, me mundësi që të jenë shqiptarë?

Që Edi Rama ka vendosur sytë edhe mbi shqiptarët jashtë kufijve, kjo nuk është diçka e re. Në gusht ai shmangu krijimin e ministrisë për integrime europiane dhe krijoi ministrinë e diasporës për gjithë shqiptarët kudo që janë. Pra edhe për shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Ky koncept është i ngjashëm me të serbëve që me diasporën e tyre kanë vepruar në këtë formë nga 1990-të. Nga kjo është derdhur shumë gjak.

Pra Rama kërkon të quhet kryeministër për gjithë shqiptarët dhe nuk kërkon të jetë shumë i lidhur me kufijtë kombëtarë.  Dhe tani përgjigja vjen nga ana tjetër e kufirit në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi. Ai thekson se BE ka mohuar lëvizjen e lirë të banorëve të Kosovës përkundër përmbushjes të gjitha kërkesave. A mundeni ju neve të Kosovës, pyeste Thaçi në drejtim të Tiranës, thjesht të na pajisni me pasaportën shqiptare?/Bota sot

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test