AAK i ha fjalët për shpenzimet në telefona

Aktuale

AAK i ha fjalët për shpenzimet në telefona

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 18:07
Haradinaj dhe Tahiri

Qeveria e Kosovës ka blerë 14 smartphone për zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kallxo shkroi dje se janë shpenzuar mbi 6 mijë euro për 3 iPhone 7 dhe 11 Samsung.

Mirëpo Krypometri këtë e identifikon si qëndrim të ndryshuar të partisë të cilën e udhëheq kryeministri Ramush Haradinaj.

Besnik Tahiri- Është e tmerrshme me ble telefona 850 euro… Këtu ka punë edhe për prokurorinë

Vlerësimi- Krypometri këtë e identifikon si qëndrim të ndryshuar të partisë të cilën e udhëheq kryeministri Ramush Haradinaj. Qeveria e Kosovës ka blerë 14 smartphone për zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

I ftuar si përfaqësues i AAK-së në DebatPërnime në ciklin e debateve para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit, për të biseduar për integritetin publik të zyrtarëve politikë, anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri kishte deklaruar se “është punë e tmerrshme blerja e telefonave” me para të buxhetit të shtetit.

Madje kishte deklaruar se këtu ka punë edhe për prokurorinë.

“Kjo puna e telefonave është hajgare. Është e tmerrshme me ble telefona 850 euro. Kur se ki ti tondin personal qysh e blen ti 850 euro telefonin. Kjo është punë e tmerrshme. Këtu ka punë edhe për prokurorinë”, kishte thënë Tahiri në DebatPernime të moderuar Jeta Xharrën në zgjedhjet e qershorit.

Në këtë debat, Tahiri kishte qenë i ftuar në debat për ta përfaqësuar AAK-në, ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është sot në krye të Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat