Shqipëria i kthen përgjigje presidentit Thaçi rreth kërkesës për pasaporta

Aktuale

Shqipëria i kthen përgjigje presidentit Thaçi rreth kërkesës për pasaporta

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 20:39
Takimi Thaçi-Meta

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemajl Minxhozi ka thënë sot se Shqipëria nuk mund t’u ofrojë pasaporta të gjithë qytetarëve të Kosovës, në përgjigje të një kërkese të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që kishte të bënte me “pajisjen e kosovarëve me pasaporta të Shqipërisë”.

Minxhozi ka thënë se kërkesa e Thaçit ishte më shumë një dëshirë e presidentit kosovar. Ka thënë se është një çështje e vështirë për Shqipërinë.

“Ishte një dëshirë, një kërkesë e Presidentit Thaçi, që ka nevojë për t’u parë me kujdes, sepse kemi të bëjmë me një lëvizje që  kondicionohet edhe nga disa faktorë të tjerë ndërkombëtarë. Është një çështje që Shqipëria nuk mund t’u japë pasaporta të gjithë qytetarëve të Kosovës, nuk mund të marrim një veprim të tillë sepse ashtu siç tha edhe presidenti Meta”, ka thënë Minxhozi, në një intervistë me express.

Minxhozi ka thënë se “çështja [e pasaportave v.j] duhet të zgjidhet ndryshe, që qytetarët vetë të kërkojnë liberalizimin e vizave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat