Sërish “sherr” mes Molliqajt e Haradinajt

Aktuale

Sërish “sherr” mes Molliqajt e Haradinajt

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 23:45
Dardan Molliqaj

Duke publikuar pamjet e një tubimi të AAK-së në një fshat të Deçanit, zyrtari i AAK-së dhe deputeti Daut Haradinaj ka folur për ata “që ëndërrojnë që Deçani të shkojë në balotazh”.

“Ata që po ëndërrojnë që Deçani shkon në balotazh, munden lehtësisht me i pa pamjet vetëm të këtij fshati. Prilepi i luftës dhe paqes që ka në krye të listës Dr. Haki Shehun dhe Fikriun për asamble, tregon për përkrahjen e madhe që e ka Bashkimi. Prilepi nuk kishte vend për të gjithë ata njerëz”, ka shkruar në Facebook Haradinaj.

Pak minuta më pas ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili në Facebook ka shkruar se “nga paniku i humbjes edhe në Deçan, Daut Haradinaj na e paska dërguar një porosi se nuk ka balotazh”.

Porosia e tij për Haradinajn ka qenë: “Shihemi në balotazh”.

Komenti i plotë i Molliqajt:

Daut Haradinaj, nga paniku i humbjes edhe në Deçan, sot na e paska dërguar një porosi se nuk ka balotazh.

Në zgjedhjet e kaluara i numëronte votat tona dhe thoshte se kemi pak vota. Në fund, VETËVENDOSJE! doli partia ma e madhe me 32 deputetë, përderisa AAK mbeti me vetëm 10 deputetë.

Sic duket e kanë kuptuar që as shpërndarja e librezave të veteranëve ndaj atyre që dikur i quanin ”policë lokal” të Serbisë, as shtrimi i rrugëve e trotuareve në kohë fushate, e as premtimi i vendeve të punës nuk po iu kryen punë.

Deçani do të ketë balotazh. Deçanasit kësaj here do të votojnë për program zhvillimor, e kush tjetër ka program përpos Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidatit Zekë Sinanaj?!

Fatmirësisht, deçanasit kësaj here do të votojnë përtej subjekteve partiake. Zekë Sinanaj po e merr mbështetjen e simpatizuesve të të gjitha partive në Deçan. Kjo po e shqetëson shumë Dautin dhe AAK-në.

Shihemi në balotazh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat