Lluka në Uashington merr mbështetjen për zhvillimin ekonomik

Aktuale

Lluka në Uashington merr mbështetjen për zhvillimin ekonomik

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 10:27
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me Matthew Palmer, drejtor i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, gjatë qëndrimit të tij në Uashington, ku po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, është takuar me Matthew Palmer, drejtor i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Sipas një komunikate të MZHE-së, Lluka dhe Palmer kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, me theks të veçantë, progresin e zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Ministri Lluka shfrytëzoi rastin të informojë Palmer me ecurinë e projekteve që financohen nga shteti amerikan, Banka Botërore dhe FMN.

“Po ashtu gjatë takimit është biseduar edhe për projektet të cilat priten të mbështeten nga Shtete e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC). Palmer e uroi ministrin Lluka për pozitën e re dhe për të arriturat e Kosovës në fushën ekonomike, si dhe premtoi mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit në çështjet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ministri Lluka gjatë qëndrimit të tij në Uashington pritet të takojë zyrtarë tjerë të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, udhëheqës të ekzekutivit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera relevante që ndërlidhën me projektet e zhvillimit ekonomik të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat