Ismaili-Delawie diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Aktuale

Ismaili-Delawie diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 14:43
Pamje nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.

Ambasadori Delawie ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat