Tahiri: Kauza e Demarkacionit është një problem artificial i prodhuar nga opozita

Aktuale

Tahiri: Kauza e Demarkacionit është një problem artificial i prodhuar nga opozita

Nga: A.M. Më: 13 tetor 2017 Në ora: 15:18
Ilustrim

Politologu Mentor Tahiri ka komentuar çështjen e Demarkacionit, ku ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që komisioni i mëparshëm të ketë bërë gabime.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se kjo kauzë është ngritur mbi disa manipulime të qasjeve metodologjike duke marrë si bazë kufij të viteve të 50-ta apo 60-ta brenda Federatës Jugosllave

Postimi i plotë:

DEMARKACIONI

Nuk përjashtohet mundësia që komisioni i mëparshëm të ketë bërë gabime. Por në thelb kauza e Demarkacionit është një problem artificial i prodhuar në vazhdën e një fushate opozitare të kohës për të paraqitur relacionet e atëhershmë opozitë-qeveri si "patriotët dhe tradhëtarët". Kjo kauzë është ngritur mbi disa manipulime të qasjeve metodologjike duke marrë si bazë kufij të viteve të 50-ta apo 60-ta brenda Federatës Jugosllave. Por kjo qasje është mjaft e rrezikshme, ngase nëse një manipulim i tillë metodologjik bëhet në të ardhmën gjatë Demarkacionit me Serbinë, atëherë Kosova do të rrezikon të humbase pjesë të veriut. Pavarësisht se Kosova ka bërë shpalljen e fundit të pavarësisë me 2008, parimi i shtetësive të reja të krijuara nga shpërbërja e Jugosllavisë është i qartë, e aty janë marrë në konsideratë kufijtë e fundit ndërmjet njesive federale të vitit 1974. Ajo çfarë ishte e paqartë në këta kufij të fundit, ishin ujërat teritoriale.

Pres shumë kundërshtime :)

Urdhëroni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat