Media gjermane: Pse Katalonia nuk është e ngjashme me Kosovën

Aktuale

Media gjermane: Pse Katalonia nuk është e ngjashme me Kosovën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 tetor 2017 Në ora: 16:11
Harta e Spanjës

Pakënaqësia e katalonjasve është mbi të gjitha e mbështetur historikisht, ngjashëm si galcianët dhe baskët. Gjuha e tyre është gjuha e parë zyrtare, por politikisht dhe kulturalisht ata janë në mbrojtje nga Madridi - përkundër një ndarjes e sofistikuar e sistemit të pushteteve, shkruan media gjermane “RND” dhe “sn-online.de”.

Pasi tregon rrezikun e idesë separatiste te shumë vende tjera europiane dhe rëndësinë e ndërmjetësimit të BE, media gjermane sqaron se pse Katalonia është e ndryshme nga rasti i Kosovës.

“Edhe në pjesët tjera të Europës ka lëvizje secesioniste. Skocezët kërkojnë të ndahen nga britanikët, Tiroli Jugor nga Italia, Bajerni nga Gjermania. Çekët dhe sllovakët u ndanë paqësisht. Në qershor 1991, Sllovenia dhe Kroacia shpallën njëanshmërisht pavarësinë nga Jugosllavia. Me të drejtën e vetëvendosjes së kombeve, shumica e vendeve europiane njohën shtetet e reja - por jo edhe Spanja. Ndërkombëtarisht është e pranuar gjërësisht që të ndahet një grup etnik kur është i shtypur. Një represion i katalanasve të ngjashëm me vuajtjet e kosovarëve, megjithatë, nuk do të pranohet nga askush në Europë,” përcjell botasot.info.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat