AKR ankohet se KQZ ua reduktoi numrin e komisionarëve

Aktuale

AKR ankohet se KQZ ua reduktoi numrin e komisionarëve

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 16:20
AKR

Aleanca Kosova e Re AKR me anë të një konference për medie ka bërë të ditur se KQZ- ua ka reduktuar numrin e komisionarëve nëpër vendvotime në Prishtinë.

Sekretari i AKR-së Vesel Makolli tha se fatkeqësisht AKR-së po i bëhet e padrejtë për përfaqësimin e tyre nëpër qendra të votimit. Sipas tij, ky shqetësim bohet fjalë për të gjitha komunat e Kosovës, ku janë përgjysmuar numri i komisionarëve. Ai tha se përfaqësimi i AKR po e pengon dikë për ta dëmtuar subjektin e tyre.

Vetëm në Prishtinë janë hequr 70 komisionarë nga KQZ. Zyrtarë të këtij subjekti bënë thirrje KQZ të bëhet një zgjidhje sepse komisionari është ai që do ta ruan votën e sovranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat