Demi i quan hipokritë përfaqësuesit e institucioneve të shtetit

Aktuale

Demi i quan hipokritë përfaqësuesit e institucioneve të shtetit

Nga: A.S. Më: 13 tetor 2017 Në ora: 16:36
Ilustrim

 Akstivisti i shoqërisë civile, Agron Demi është shprehur kritik sa i përket institucioneve të sigurisë lidhur me mos kujdesin e tyre për t’i mbrojtur gazetarët ndaj kërcënimeve.

 Në një koment në facebook, Demi ka shkruar se institucionet po reagojnë si hipokritë pasi që po rrahen gazetarët, kurse gjatë kërcënimeve të tyre, ato po heshtin.

Ky është komenti i tij i plotë në facebook:

Nuk ka njeri në Kosovë që ka pranu ma shumë kërcënime se sa Vehbi Kajtazi. Njëkohësisht, nuk ka njeri në Kosovë që kërcënimet ndaj të cilit janë injoru kaq shumë nga institucionet e sigurisë. E kur institucionet heshtin ndaj kërcënimeve, zakonisht ato pastaj shoqërohen edhe me grushte e me sulme ma të rënda. Dhe, si gjithmonë, të parët që solidarizohen janë institucionet. Hipokrita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat