Policia jep detaje për sulmin ndaj Kajtazit

Aktuale

Policia jep detaje për sulmin ndaj Kajtazit

Nga: Bota sot Më: 13 tetor 2017 Në ora: 17:06
Vehbi Kajtazi

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në lidhje me sulmin që ka ndodhur sot në një lokal në Prishtinë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Policia ka thënë se ka shoqëruar një person për ta intervistuar për këtë sulm, përcjell Bota sot.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sot rreth orës 14:30, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Ukshin Hoti”  në Prishtinë, një person është sulmuar dhe rrahur  nga  persona të dyshuar.

Bëhet fjalë për viktimën: V. Kajtazi, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacionin policor një person për ta intervistuar në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, me një fokus të veçantë për identifikimin e personave të dyshuar.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat