Qeveria ndan 49 mijë euro për Komisionin Shtetëror për shënjimin e kufirit

Aktuale

Qeveria ndan 49 mijë euro për Komisionin Shtetëror për shënjimin e kufirit

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 17:18
Pamje nga mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 49 mijë e 40 euro për punën e Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjes së kufirit shtetëror. Qeveria po ashtu ka ndarë mjete në vlerë prej 50 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë shtesë jashtë vendit, lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se si ministër është i përkushtuar që ky rast të zbardhet deri në fund dhe të eliminohet të gjitha dyshimet lidhur me rastin në fjalë. 

Tahiri: Jam i përkushtuar që rasti të zbardhet deri në fund

“Këtë propozim e bëjë duke marrë për bazë rekomandimet e Kuvendit të Kosovës me datë20 dhjetor 2016 të cilat e obligojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës, t’i mbulojë shpenzimet për ekspertizë shtesë jashtë vendit, në rastin e vdekjes së shtetasit Astrit Deharit.  Si ministër i Drejtësisë,  jam i përkushtuar që ky rast të zbardhet deri në fund dhe të eliminohet çfarëdo dyshimi dhe nga kushdo që mund të jetë i involvuar në këtë çështje “, tha ai.

Qeveria po ashtu ka miratuar propozim vendimin,  për caktimin e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj,  përgjegjës për organizimin e mbledhjev e të përbashkëta me Këshillin e ministrave të Shqipërisë dhe organizimet e mbledhjeve tjera të përbashkëta eventuale. 

E  zëvendëskryeministri  Behxhet Pacolli tha se i ka dërguar letër ministrave nga të cilët ka kërkuar që t’i dërgojnë në Ministrinë e Jashtme,  të gjitha propozimet për marrëveshje,  të cilat do të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët, me qëllim që të koordinohen institucionet e vendit dhe që të mos dalin qesharak në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë. 

Pacolli: Të mos dalim qesharak, të mos jetë mbledhje vetëm për t’u fotografuar

“Tani  e kemi z. Limaj zv/kryeministrin e Kosovës, i cili do të koordinojë me të gjitha Ministritë këto çështje dhe në fund t’i akordon me ministritë sipas ligjit për MPJ. Bashkëpunimi me MPJ është gjithmonë aty, gjithmonë në kohë reale dhe mos u vononi. Kisha dashur që projektet ose propozimet e j uaja të kenë një bazë, e baza arrihet me punën e juaj që do ta bëni me homologët tuaj në Shqipëri, të mos dalim qesharak në atë mbledhje. Të mos jetë një mbledhje vetëm për tu fotografuar, por për të shkuar më gjëra konkrete, para diskutume në mënyrë që të jemi të bindur që marrëveshja e nënshkruar nuk do të lihet në sirtar diku”, tha ai. 

Qeveria e Kosovës,  ka miratuar dhe propozim vendimin e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacak. 

Kryeministri Haradinaj tha se kjo temë duhet të jetë  funksionale dhe të identifikohen bartësit e përgjegjësive, pasi që kjo është një çështje shumë serioze dhe alarmante. 

Haradinaj: Të gjitha komunat të shpallin gjendje emergjente

“Sipas këtij propozimi obligohen të gjitha komunat e Republikës së Kosovës në territorin e tyre, të shpallin gjendjen emergjente, të mobilizohen strukturat e siste mit të mbrojtjes shpëtimit ndihmës dhe shërbimeve tjera emergjente,  të cilat do të merren me trajtimin qenve endacak,   për te zvogëluar rrezikun e qytetareve. Në mungesë të buxhetit të komunave, Qeveria  e Kosovës sipas kërkesave do të ndajë buxhet për mbështetjen e  këtij shërbimi në gjithë territorin e vendit”, tha ai. 

Kryeministri Haradinaj po ashtu kërkoi  lehtësimin e procedurave për dhënien e lejeve të qëndrimit  të përhershëm apo të përkohshëm dhe të shtetësisë për qytetarët e vendit dhe rajonit me të cilat kufizohet Kosova. Ai madje tha se është e dhimbshme që një preshevar të trajtohet si një kinez.

Haradinaj: E dhimbshme që preshevarët ti kalojnë procedurat e njëjta si një qytetar i Kinës

“Kërkoj nga MPB që shqyrtoj mundësinë e inkorporimit të dispozitave ligjore, të cilat do të krijonin lehtësira për dhënien e lejes së përkohshme apo të përhe rshme dhe të shtetësisë për qytetarët e vendit dhe rajonit, të cilat kufizohet Kosova, të cilat kërkojnë nga institucionet përkatëse të Kosovës, të pajisen me këto leje...Ministër kjo është një mënyrë shtesë me rregullu ato që janë ligje bazë, që i trajtojnë gjithë të huajt. Edhe nëse ka formulë të këtillë iu kishim lut me na ndihmu me gjet mënyrën ligjore,  që të paktën qytetarëve të luginës së Preshevës, që janë një numër i madh në Kosovë, ata hasin në vështirësi të shumta dhe procedurat janë të tej zgjatura. Ndryshe thënë me një fjalë si një qytetar prej Kinës, si një prej Ternovci apo Konquli, të njëjta procedurat duhet me i kalu. Është e dhimbshme kjo situatë për ta. Ata nuk e bëjnë prej qejfit. Shumica e tyre janë në zor të madh”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj  ka dënuar dhe sulmin e ndodhur, ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Haradinaj: E dënojmë sulmin mbi Kajtazin

"Sa jemi në takim në media,  kemi marrë një njoftim për një sulm fizik të gazetarit Vehbi Kajtazi, nga ‘Insajderi’.  Kjo është e papranueshme pra është e dënueshme prej Qeverisë së vendit. Vërtetë e dënojmë një akt të tillë të sulmit fizik, jo vetëm mbi z. Kajtazi por mbi çdo gazetar. Si qeveri jemi zotuar për një bashkëpunim me media, për të qenë transparent dhe për ti dhënë mundësi fjalës së lirë, mendimit të lirë pikëpamjeve të secilit", tha ai.

Haradinaj ka kërkuar  po ashtu që Instituti i Mjekësisë Ligjore të  konstituohet dhe funksionalizohet  dhe se kjo sipas tij është nevoja urgjente. Qeveria po ashtu i ka vazhduar mandatin dhe për tre vjet kryeshefin ekzekutiv të agjencisë së statistikave të Kosovës Isak Krasniqi. Qeveria po ashtu i ka vazhduar mandatin tre vjeçar, kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së sekuestruar ose të  ; konfiskuar  Rrahim Rama. Po ashtu i është vazhduar mandati dhe drejtorit të përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike tre vite Ismail Smakiqi. Qeveria po ashtu i ka propozuar Kuvendit riemërimin  dhe për një mandat të Krenar Bujupi në pozitën e anëtarit, kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. 

Qeveria po ashtu ka  marrë vendim për vazhdimin e mandatit për një vit, Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve  dhe ish të përndjekurve politik,  në përbërje të  Rrahim Ramës, Basri Ibrahimit, Isak Shabani, Berat Luzha, Mazllum Baraliu dhe një përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat