Sipas Dardan Molliqajt, ja kush e sulmoi Vehbi Kajtazin

Aktuale

Sipas Dardan Molliqajt, ja kush e sulmoi Vehbi Kajtazin

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 18:45
Dardan Molliqaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Molliqaj ka shkruar se Policia e Kosovës nuk po ndërmerr asnjë hap për zbardhjen e këtyre rasteve, teksa përmend publikimin e aferës së përgjimeve “Pronto” nga portali ku punon Kajtazi.

Lexoni të plotë reagimin e Molliqajt:

Para pak ditësh u sulmua fizikisht gazetari Parim Olluri. Sot, e paskan sulmuar gazetarin Vehbi Kajtazi.

Portali Insajderi njihet për publikimin e përgjimeve të Klanit Pronto dhe fakteve tjera që shpërfaqin krimin e korrupsionin e këtoj klani. Rrjedhimisht, këto sulme janë pashmangshëm të orkestruara nga po ky klan.

Adem Grabovci, sikurse edhe shumë kriminelë të tjerë, vazhdon të jetë në liri. Në anën tjetër, Policia e Kosovës nuk po e ndërmerr as edhe një hap për zbardhjen e këtyre rasteve. Kjo na e rikujton që Klani Pronto e ka kapur shtetin.

Jam i bindur se këto sulme nuk do ta ndalin punën e gazetarëve kundër krimit, përkundrazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat