Shperthen Isa Mustafa: Ja si po i cilëson veprimet e Ramush Haradinajt

Aktuale

Shperthen Isa Mustafa: Ja si po i cilëson veprimet e Ramush Haradinajt

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 23:48
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i cili është i ftuar në emisionin politik Debat në RTK tha se vendimet e qeverisë së Ramush Haradinaj kanë të nxituara duke përmendur emërimet nëpër borde.

Veprimet e qeverisë , sipas tij duhet të jenë të balansuara dhe të jenë të konsultuara konform ligjeve.

Ai megjithatë tha se do të pres punën 100 ditore të qeverisë Haradinaj për të dal me një qëndrim me të saktë rreth punës apo mos-punës së ekzekutivit.

Mustafa  tha se në kohën kur ka qeverisur më vendin e ka pasur shumë të vështirë të punojë duke marrë parasysh veprimet e atëhershme e të partive opozitare, të cilat janë thirrur gjoja në disa kauza.

Kjo pozitë tha ai, nuk mund të veproj pa pëlqimin edhe të opozitës në shumë projekte ku kërkohen 80 vota të deputetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat