Maloku: Rrahja e gazetarëve, sulm ndaj shtetit të Kosovës

Aktuale

Maloku: Rrahja e gazetarëve, sulm ndaj shtetit të Kosovës

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 14 tetor 2017 Në ora: 10:39
Fadil Maloku

Për profesorin universitar të sociologjisë Fadil Maloku, sulmet e njëpasnjëshme ndaj gazetarëve për shkak të raportimit të dukurive negativë në vend, është shndërruar në një fenomen shqetësues dhe një indikator se shoqëria e Kosovës nuk është në rrugën e duhur.

“Sulmi; Me e thjeshtësua tërësisht, është një atak serioz, (sepse është recidivist) mbi shtet-ndërtimin dhe një paralajmërim shumë simptomatik, se kjo shoqëri nuk është në rrugë të duhur”, thotë profesori Maloku për “Bota sot”.

Sipas tij, kjo është një pasqyrë reale, se çfarë raportesh; mediale, sociale, politike, ekonomike e kulturore po ndërtojmë.

Ndryshe, dje është rrahur gazetari Vehbi Kajtazi në njërin nga lokalet në sheshin e kryeqytetit. Kurse, prej pasluftës, gazetës kombëtare “Bota sot”, i janë vrarë gazetarët, Bardhyl Ajeti dhe Bekim Kastrati, por deri më tani asgjë nuk është zbuluar nga ana e institucioneve të drejtësisë lidhur me këto vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat