Djali i vëllaut të Jakup Krasniqit punësohet në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Aktuale

Djali i vëllaut të Jakup Krasniqit punësohet në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 13:48
“Nisma për Kosovën” ka punësuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë djalin e vëllaut të Jakup Krasniqit

Edhe pse po thirret në drejtësi dhe jo në neopotizëm siç ka ndodhur deri më tani në partitë në pushtet, avazi vjetër po vazhdon përsëri.

Është “Nisma për Kosovën” ajo që ka punësuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë djalin e vëllaut të Jakup Krasniqit, Kryetarit të Këshillit Kombëtar të “Nisma për Kosovën”.

Edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme të krerëve të NISMA-s për një ndryshim në mendësin qeverisëse të vendit, po vazhdon e njejta çasje edhe me këtë qeveri.

“Në një vend si Kosova me 70 % të papunë, si u gjet bash djali i vëllaut të Jakup Krasniqit të punësohet në Ministri, nuk ka dallim të gjithë janë njejtë, të gjithë për interesa të veta personale po punojnë e askush nuk mendon për popull”, thotë një qytetar i Komunës së Drenasit për DrenicaSot.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat