“Heshtëm për gazetarët e vrarë, iu dhamë krahë vrasësve të rrahin gazetarët sot”

Aktuale

“Heshtëm për gazetarët e vrarë, iu dhamë krahë vrasësve të rrahin gazetarët sot”

Nga: B.S Më: 14 tetor 2017 Në ora: 15:05
Protesta e AGK-së

Dje është sulmuar gazetari Vehbi Kajtazi, ndërsa sot AGK ka dalë në protestë për sigurinë e gazetarëve në punë.

Analisti Nexhat Haziri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kemi heshtur për vrasjen e gazetarëve të vrarë, Ali Ukajt, Ismail Berbatovcit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Shefki Popovës, Bekim Kastratit, Bardhyl Ajetit dhe me heshtjen e tyre kemi lejuar të ndodhin ehde rrahjet tjera, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Pas sulmit fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi,AGK kërkon drejtësi për gazetarët

HESHTJA E DJESHME, QË PO NA VRET SOT.

Heshtem per vrasjen e Ali Ukajt,Ismail Berbatovcit,Enver Malokut, Xhemail Mustafes,Shefki Popoves, Bekim Kastratit,Bardhyl Ajetit.Nuk u tubuam per t'i perkujtuar, e as nuk kerkuam asnjehere si komunitet zbardhjen e ketyre vrasjeve dhe denimin e autorëve. Me heshtjen tone iu dhame krahe vrasesve, cubav te sotshëm qe rrahen Arbanen, Parimin, e Vehbiun, e te tjere pergjate gjithe ketyre viteve.
Sikur te ishim te guximshem dje, sot nuk do te protestonim per Vehbi Kajtazin.(n.h)

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat