Zyra e Kryeministrit investon në tepisona

Aktuale

Zyra e Kryeministrit investon në tepisona

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 22:22
Ilustrim

Ministria e re e krijuar në Qeverinë Haradinaj ka nisur t’i kushtojë buxhetit të Republikës së Kosovës. Përveç pagave, kjo ministri do të ketë edhe kosto të tjera, siç janë edhe tepisoni për zyrën e ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj.

Blerja e tepisonit për zyrën e ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj ka kushtuar 990 euro. Blerja e tepisionit për zyrën e Beqajt është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit për KALLXO.com. Kontrata për tepisonin e Besim Beqajt është nënshkruar me 4 tetor. Kompania fituese në këtë tender kishte qenë “Gjini” SH.P.K.

Nga Zyra e Kryeministrit janë shpenzuar edhe 1 mijë e 400 euro për të blerë një tepih dhe një tepison për zyrën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.

Të pyetur se pse ka qenë e nevojshme blerja e tepihut dhe tepisonit, nga Zyra e Kryeministrit janë përgjigjur se është vjetruar i mëparshmi.

“Ju blini një tepih sepse është vjetruar i mëparshmi apo jo!? Qeveria është adresa e parë e një shteti dhe kombi, prandaj sigurisht se aty gjithçka duhet të jetë në vendin e vet, sipas standardeve”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së për KALLXO.com.

ZKM-ja blerjet e 2 tepisonëve nuk i ka bërë në të njëjtën kohë.

Tepisoni për zyrën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj është blerë për 991 euro dhe kontrata është nënshkruar me 15 shtator me operatorin ekonomik NTP “Gjini ” SH.P.K.

ZKM-ja ka blerë edhe tepih me vlerë prej 400 eurove për zyrën e Fatmir Limajt. Edhe për tepihun, kontratën e ka fituar “Gjini” SH.P.K., e cila ishte nënshkruar me 3 tetor, një ditë para se të blihej tepisoni për ministrin Beqaj.

KALLXO.com shkroi para dy ditësh për blerjen e 14 telefonave luksozë- 3 iPhone 7 dhe 11 Samsung A5 nga Zyra e Kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat