Dita 25 e fushatës elektorale

Aktuale

Dita 25 e fushatës elektorale

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 07:14
Ilustrim

Subjektet politike po vazhdojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Fushata do të zgjasë një muaj dhe janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Në Ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Po ua sjellim edhe agjendën e aktiviteteve për të cilat është njoftuar deri tash.

PDK mban konferencë në Pejë,  me rastin e një aderimi që do të ndodh në degën e PDK-së. (Selia e PDK-së në Pejë, ora 09:30)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga VV, Shpend Ahmeti do ta vizitojë “Prishtina Hackerspace”, në Aktash. (Ora 11:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli mban konferencë. (Rr. “Xhemajl Ibishi”, te Fusha e Pajtimit, ora 11:00)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga VV, Shpend Ahmeti do të mbajë tubim me gra dhe vajza. (Hotel “Grand”, ora 12:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me banorët e fshatit Keqekollë. (Shtëpia e Kulturës, ora 12:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli mban me banorët e Shkabajt. (Shkolla “Dituria”, ora 13:00)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi, shpalosë planin për Hajvali. (Restoran “Briliant" në Hajvali, ora 13:30)

AAK mban tubim elektoral me qytetarë në Lugun e Leshanit në Pejë. (Restaurant "Vranina",

ora 13:30)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli merr pjesë në tubimin elektoral në Dragash. (Shtëpia e Kulturës në Bresanë, Dragash, ora 15:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me qytetarët e pjesës së qytetit të vjetër. (Parku Tauk Bahçe, ora 15:00)

AAK mban tubim elektoral me qytetarë në Lagjën "Haxhi Zeka" në Pejë. (Shkolla Fillore "8 Marsi", ora 15:00)

AAK mban tubim elektoral me qytetarë në Podguri të Pejës. (Qendra Rinore në Novosellë, ora 16:30)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli merr pjesë në tubimin elektoral në Vushtrri. (Salla e Sporteve, Vushtrri, ora 17:00)

LDK mban tubim elektoral në Ferizaj. (Salla e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, ora 17:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalosë planin për banorët e lagjes Arbëria. (Lagjja Arbëria, Rr “Zagrebi”, ora 17:30)

Alternativa shpaloset programin e saj për Prizrenin. (Lagjeje Dardania, Shkolla Fillore "Nazim Kokollari", ora 18:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet edhe me banorët e fshatit Rimanishtë. (Shkolla e fshatit Rinmanishtë, ora 18:30)

AAK mban tubim elektoral me rugovas. (Restaurant "Maestro" në Pejë, ora 18:30)

AAK mban tubim elektoral me qytetarë në Lugun e Baranit të Pejës. (Salla e sportit,

Lugu i Baranit, ora 19:00)

Alternativa shpaloset programin e saj për Prizrenin. (Hotel “Centrum”, Prizren, ora 20:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat