‘’Hashim Thaçi e ka tepruar me kërkesën për pasaporta’’

Aktuale

‘’Hashim Thaçi e ka tepruar me kërkesën për pasaporta’’

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 08:45
Hashim Thaçi

Shqipëria nuk ka asnjë angazhim kushtetues për të pajisur me pasaporta shqiptare qytetarët e Kosovës. Kështu deklaron ish-ambasadori Arben Çejku, duke e cilësuar të tepruar kërkesën e Presidentit Thaçi.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Çejku sqaroi edhe debatin për nenin 8 pika 1 të Kushtetutës së vendit, duke deklaruar se është bërë në vitin ’98 kur Kosova ishte nën okupimin serb, ndërsa sot Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie ndështetërore mes tyre.

“Përtej protokollit të një marrëdhënie ndërshtetërore, kërkesa e Thaçit drejtuar Metës që shqiptarët e Kosovës të marrin masivisht shtetësi të Shqipërisë ishte një kërkesë kulminante e gjithë këtyre zërave që nga biznesmenët dhe deri tek qytetarët që ndihen të rrethuar nga një mur i izoluar që ka Kosova prej vitesh”.

“Duhet të lëmë anash raportin dhe planin emocional të kërkesës dhe të asaj që kjo bëhet mes dy vëllezërve. Duhet që të kuptojmë se Kosova dhe Shqipëria janë përcaktuar për ta njohur njëra-tjetrën si shtete dhe detyrë e Shqipërisë është për të ndihmuar Kosovën në fuqizimin e shtetësisë së saj në shtimin e njohjeve, anëtarësimin e Kosovës në organizma rajonalë dhe ndërkombëtare dhe natyrisht dhe në çështje të tjera rajonale dhe bilaterale. Precipitimi i të gjithë kësaj vizite në një kërkesë të vetme për shtetësinë e Shqipërisë ka shkaktuar shumë shqetësime në raportet bilaterale si dhe në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat