Prokurori ndalon për 48 orë sulmuesin e Vehbi Kajtazit

Aktuale

Prokurori ndalon për 48 orë sulmuesin e Vehbi Kajtazit

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 10:45
Fitim Thaçi

Fitim Thaqi është ndalur për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Ndalimin e tij e ka kërkuar Prokurori që po merret me zbardhjen e sulmit ndaj gazetarit të Insajderit. Avokati i Thaqit ka thënë se sulmi ndaj Kajtazit kishte ndodhur pasi ky i fundit i kishte këqyrë keq klientin e tij.

Avokati Halilaj, është shprehur se klienti i tij, e ka pranuar fajësinë dhe thotë se nuk e ka njohur Kajtazin e as nuk ka pasur ndonjë konflikt më të.

“Prokurori i përgjithshëm 48 orë, i ka caktuar masën e ndalimit, ai pritet që nesër të dal para gjykatës. Po besoj që prokurori, nuk do të propozojë për vazhdimin e masës së ndalimit”, ka thënë avokati, Halilaj.

Ndryshe, gazetari Vehbi Kajtazi është sulmuar të premten teksa ishte në një restorant në kryeqytet. Ndërsa, të shtunën, komuniteti i gazetarëve protestoi kundër sulmit fizik ndaj kolegut të tyre.
Vetë i sulmuari tha se njerëzit që po sulmojnë gazetarët janë të lidhur me politikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat