Lekaj: Kemi nevojë për praktika të Gjermanisë

Aktuale

Lekaj: Kemi nevojë për praktika të Gjermanisë

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 13:04
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, të cilit i ka thënë se miqtë gjermanë kanë domethënie të madhe, sepse janë udhërrëfyes të mirë të punës, mirëqenies dhe rezistencës.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta, të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror.

Në fjalën e tij, ambasadori gjerman tha se është i impresionuar me autostradën Kosovë – Shqipëri, “Ibrahim Rugova”, ndërsa përshtypjet të mira tha se kishte veçanërisht nga Gjakova e cila pas luftës është rimëkëmbur shpejt.

Sipas një komunikate të MI-së, Lekaj dhe ambasadori gjerman Christian Heldt u dakorduan që të gjenden format më të përshtatshme për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat