Agim Veliu padit kandidatin e VV-së për kryetar të Podujevës, Ajet Potera

Aktuale

Agim Veliu padit kandidatin e VV-së për kryetar të Podujevës, Ajet Potera

Nga: A.S. Më: 16 tetor 2017 Në ora: 16:43
Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës nepërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se kryetari aktual i Podujevës nga ky subjekt politik, Agim Veliu ka ngritur një padi ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvndosje, Ajet Potera.

 “Sot, më datë 16 tetor 2017, me kërkesën dhe autorizimin e z. Agim VELIU, aktualisht Kryetar i Komunës së Podujevës dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, është ushtruar padi për shpifje kundër z. Ajet POTERA, kandidat për kryetar të komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje!. Objekti i padisë ka të bëjë me deklarimin e z. Ajet POTERA, në emisionin “Interaktiv” të mediumit KOHA Vision (KTV), të datës 10 tetor 2017, i cili në mes tjerash kishte deklaruar se z. Agim VELIU kishte marrë haraç për dhënien e një leje të biznesit. Z. Agim VELIU i cilëson këto deklarime si të pavërteta, tendencioze dhe me qëllimin e vetëm për të dëmtuar reputacionin e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Z. VELIU pret nga Gjykata që të aprovojë kërkesëpadinë si të drejtë dhe të ligjshme brenda nje afati kohor te arsyeshëm”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat