Qeveria e Serbisë formon grup punues për dialogun për Kosovën

Aktuale

Qeveria e Serbisë formon grup punues për dialogun për Kosovën

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 17:29
Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Qeveria e Serbisë ka formuar një grup punues për, siç është thënë, mbështetjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, ndërsa kryetar të tij ka zgjedhur drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Në këtë grup do të jenë të përfshira të gjitha ministritë, ka bërë të ditur ekzekutivi serb, transmeton Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qysh në fund të muajit maj, ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për Kosovën dhe “të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës”.

Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që pjesa më e madhe e opozitës në Serbi refuzon të përfshihet në të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat