Pas arrestimit të Milaim Zekës për mashtrim me viza, vjen reagimi i gruas së tij

Aktuale

Pas arrestimit të Milaim Zekës për mashtrim me viza, vjen reagimi i gruas së tij

Nga: B.S Më: 16 tetor 2017 Në ora: 18:19
Edlira Qefalija – Zeka dhe Milaim Zeka.

Prokuroria e Kosovës, ia ka caktuar 48 orë masën e ndalimit, deputetit të NISMA-së, Milaim Zekës, nën akuzën për mashtrim me viza dhe shmangie tatimi.

Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Edlira Qefalija – Zeka, gruaja e deputetit Milaim Zeka.

Sipas saj, prokurorët dhe gjykatësit po ndjejnë presion nga shantazhues. Ajo ka fajësuar organet e drejtësisë, për parregullsitë e mëdha që ndodhin në vend.

“Gjyqet publike ndaj figurave te ndryshme jane ende hallva qe gelltiten te papjekura, sepse frika qe prokuroret dhe gjykatesit ndiejne para presionit te disa shantazhuesve te paskrupullt eshte ne fakt rezultati real i gjithe asaj cka eshte instaluar ne Kosoven e haraçit, gazit lotsjelles, zoles, intimidimit dhe Turpit. Ju mbulojini turpet tuaja me sulme te tilla, por drejtesia do vihet ne vend”, ka shkruar në Facebook, duke thënë se kjo, sipas saj, është e vërteta e vetme, përcjellë "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat