SHBA, janë miku i madh i shqiptarëve, që do të mbeten përgjithmonë në Kosovë

Aktuale

SHBA, janë miku i madh i shqiptarëve, që do të mbeten përgjithmonë në Kosovë

Nga: Beqir SINA New York Më: 16 tetor 2017 Në ora: 22:53
Ambasadori Delawie, në kompleksin e ndërtimit të Ambasadës së re të SHBA-së në Prishtinë

ë faqen e e rrjetit social Facebook, statusin e saj zyrtar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë , ka publikuar video e punimeve të ndërtesës së re të Ambasadës amerikane, e cila daton qysh nga muaji gusht (25 Gusht) kur, dhe Ambasadori Delawie, duket se ka vizituar vendin ku po punohet për ndërtimin e Ambasadës së re të SHBA-së në Prishtinë.

Në video janë disa nga pamjet e konstruktit të ndërtesës - karabinasë, se si do të duket objekti i ri i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, kur ajo të përfundojë, e cila shoqerohet me një video -  mesazhë të shkurtër të Ambasadori Delawie, i cili ka vizituar kantjerin, ku po ndërtohet Ambasada e re e SHBA-së, dhe lë disa mesazhe. 

Sipas tij, ky objekt i cili konsiderohet njëri nga më të mëdhat në rajon dëshmon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë miku i madhë i shqiptarëve, që do të mbeten përgjithmonë në Kosovë. 

Delawie, duke e filluar me hyrjen e objektit ka dhënë detaje edhe për vizat që do të lëshohen aty për qytetarët e Kosovës.

“Nuk mund ta vëreni ende, por kjo pjesë do të jetë hyrja në sektorin konsullor, ku shtetasit amerikanë do të aplikojnë për pasaporta, kurse shtetasit kosovarë mund të aplikojnë për viza.  Pas hapjes së ambasadës së re, do të ofrojmë shërbime të plota për viza – pra, s’ka më udhëtim deri në Shkup!”, shprehet ai.

Ambasadori amerikan në Kosovë, gjithashtu, ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar në ndërtimin e këtij objekti të ri.

Përshëndetje të gjithëve! thotë ambasadori, në video mesazh” duke treguar se është te ndërtesa e ambasadës së re:"  E di se shumë prej jush jeni kureshtarë rreth ndërtesës së re, prandaj ejani ta shohim bashkë!Së pari e vërejmë se ndërtesa tani ka arritur pikën më të lartë të ndërtimit; pra e kemi përmbushur një të arritur të madhe”.

Ndërkohë, Delawie, i cili përfundon mandatin e Tij, diplomatik në Kosovë, vitin e ardhshëm, besonë se objekti i ri i Ambasadës, do të përfundojë brenda afatit të punimeve, për këtë ai, duket të jetë më se i lumtur që do të barten në këtë ndërtesë vërtetë të mrekullueshme, si thotë ambasadori, kur të kryhen punimet në vitin 2018.

Ambasadën e re, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Shkelqësia e Tij, Greg Delawie, e paraqet si një objekt të një përfaqësim të përsosur të fuqisë së përkushtimit të SHBA-së ndaj Kosovës.

“Do të vazhdojmë të bëjmë krejt çka mundemi për ta përkrahur Kosovën në këtë kohë vendimtare të historisë së saj, për përmirësimin e sundimit të ligjit, zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e sigurisë rajonale” citohet të thotë ai në video mesazh.

Duke shtuar se :”Nuk mund ta vëreni ende, por kjo pjesë do të jetë hyrja në sektorin konsullor, ku shtetasit amerikanë, do të aplikojnë për pasaporta, kurse shtetasit kosovarë mund të aplikojnë për viza.  Pas hapjes së ambasadës së re, do të ofrojmë shërbime të plota për viza – pra, s’ka më udhëtim deri në Shkup!” këshillon ambasadori.

Një rëndësi të madhe projektuesit e këtij objekti, duket si i kanë kushtuar asaj që u jepet në ndërtimin e ndërtesave në SHBA, nga artitiktët e tyre, te cilet i japin rendesi edhe madhështisë, por dhe pamjes nga larg “good view” qe quhet ketu ne Amerike.

“Do të kemi pamje fantastike përmbi qytet të maleve dhe peisazhit që do të sjellë në pah gjeografinë e bukur të Kosovës. Ruajtja e dritës natyrore dhe grumbullimi i ujërave të shiut janë vetëm dy mënyra se si kjo ndërtesë do të jetë miqësore ndaj mjedisit. Ndërtesa, nga jashtë do të mbulohet (ngrihet) me gurë nga Kosova,” ka thënë ambasadori amerikan duke treguar një gurë të latur, nga malet e Kosovës.

Ndërkaq, ai bën të ditur se brenda ndërtesës, së këtij objekti të madh, do të vendosen në të ardhmen edhe ekspozitat, e vënë përmes programit “Arti në Ambasada”, të cilat sipas tij, " do të shfaqën koleksion të përhershëm të artit, që do të promovojë lidhjet kulturore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku aty do të shfaqen edhe artistë kosovarë".

Në fund të ketij video mesazhit , Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Shkelqësia e Tij, Greg Delawie, shfaqë pretimin amerikan se :” SHBA, do të vazhdojnë të bëjmn krejt çka munden për ta përkrahur Kosovën në këtë kohë vendimtare të historisë së saj, për përmirësimin e sundimit të ligjit, zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e sigurisë rajonale. Dhe, përderisa i afrohemi përvjetorit të dhjetë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, perfundon ai kjo ndërtesë tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu për të qëndruar në Kosovë, pergjithmonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat