Safet Gërxhaliu kritikon planin për rritjen e pagave: Grusht i rëndë për Kosovën

Aktuale

Safet Gërxhaliu kritikon planin për rritjen e pagave: Grusht i rëndë për Kosovën

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 09:38
Ilustrim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se paralajmërimi për rritje të pagave në sektorin publik është grusht i rëndë për Kosovën pasi, sipas tij, kjo do ta thellojë hendekun e varfërisë si dhe do të jetë diskriminuese në raport me sektorin privat.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, me rastin 17 tetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Varfërisë, Gërxhaliu ka thënë se në Kosovë ka shkallë të lartë të varfërisë ekstreme dhe të papunësisë shkaku i politikave diskriminuese.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rritjen e pagave në raport me rritjen ekonomike në vend.

Idenë e Qeverisë për rritjen e pagave sipas rritjen ekonomike në vend e ka përkrahur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat