Emërohet një zëvendësministër i ri

Aktuale

Emërohet një zëvendësministër i ri

Nga: A.S. Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:16
Ilustrim

Ndonëse Haradinaj është kritikuar për kabinetin e madh qeverisës, por ai sot ka emëruar edhe një zëvendësministër nga radhët e PDK-së.

I emëruari është Isni Kilaj nga PDK-ja.

Kilaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kilaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Kilajt:

 Sot pranova Vendimin për emërim në pozitën e Zv. Ministrit në MBPZHR.

Falënderoj PDK-në dhe Kryetarin Kadri Veseli për besimin e dhënë.

Do jem në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë atyre që i përfaqësoj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat