“Armiku” i Ramiz Lladrovcit mund ta zëvendësojë deputetin Zeka nëse dënohet

Aktuale

“Armiku” i Ramiz Lladrovcit mund ta zëvendësojë deputetin Zeka nëse dënohet

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:42
Milaim Zeka

Deputetit të Nisma-s për Kosovën, Milaim Zeka i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nën dyshimin për  mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Mirëpo, çfarë parashohin normat juridike për një deputet dhe si mundet i njëjti të humb mandatin.

Sipas nenit 25, të rregullores së Kuvendit; Humbja e statusit të deputetit të Kuvendit bëhet në rast se dënohet për një vepër penale me burgim për një periudhë kohore prej një e më shumë vjet.

Kësisoj, në rast se gjyqtari i procedurës paraprake i cakton çfarëdo mase për burg efektiv apo tjetër, atëherë deputeti Zeka i humbet mandati i fituar në zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërsa deputeti që do të pasojë Zekën pritet të jetë Naim Bazaj.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës nga komuna e Drenasit arriti t’i fitojë 6.482 vota.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat