Kryetari i Grupit Parlamentar te LDK- së Avdullah Hoti së bashku me deputet Vjosa Osmani në cilësinë e Kryetarës për Punë të Jashtme dhe Lumir Abduxhiku Kryetar i Komisionit per Buxhet dhe Financa priten në takim Shefen e Zyrës së BE - së në Kosovë Nataliya Postolova.
Gjatë këtij takimi Hoti falenderoj Apostolova për bashkëpunimin e deri tanishëm si dhe për përpjekjen e BE - së për të ndihmuar vendin në procesin e integrimit evropian dhe një kohësisht bëri të qartë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tej sa i për ketë Grupit Parlamentar të LDK- së.
Theks i veçant u vu në vazhdimin zbatimit të reformave të agjendës evropiane me ç’ rast Hoti tha “ Agjenda e Reformave Evropiane është proces i inicuar dhe i venë në jetë nga ana e Qeverisë Musatafa andaj ne si opozitë do të jemi të përkushtuar që ky proces të vazhdoj të zbatohet nga ana e qeverise aktuale “
Apostolova ne vazhdim informoj Hoti dhe deputet për prioritet e e BE- së për periudhën e ardhëshme si dhe ofroj mb?shtetje për deputet për zbatimin e reformave të cilat burojnë nga MSA -ja dhe mekanzimat përkatës të saj.
Hoti dhe deputetet Osmani dheAbdixhiku më tej informuan Apostolova lidhur me prioritet e tyre si Kryetar të Komisioneve me rëndësi të veçantë siç është ai për Punë të Jashtme dhe ai për Buxhet dhe Financa.
“ Liberalizimi i Vizave dhe çështja e njohjës së Kosovës nga ana e pesë vendeve të BE - së do të jenë prioritete kyçe të Komisionit që unë drejtoj” tha Osmani dhe me këtë rast kërkoj nga ana e Zyrës së BE-së qartësimin e pozicionit të tyre lidhur me deklaratat e fundit lidhur me procesin e luftimit të korrupcionit dhe krimit të organizuar, si kriter peër liberalizimin e vizave.
Hoti duke u ndërlidhur me çështjen e ngritur nga ana e deputetes Osmani ngriti shqetësimin rreth deklaratave të fundit nga ana e BE- së lidhur me kthimin e kriterit të luftimit të korripsionit dhe krimit të organizuar duke theksuar se do të kërkojn nga ana e Qeverisë Haradinaj si dhe do të kujdesen që kriteret e vendosura nga ana e Qeverisë Mustafa sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar të vazhdojnë.
“ Sa i përket Komisionit për Buxhet dhe Financa më lejoni të ju informoj se sot do të mbahet takimi i këtij Komisioni ku pikë e rendit të ditës është edhe Rishqyrtimi i Buxhetit. Ashtu sikur për pikën e sotme edhe në përgjithësi sa i përket Buxhetit dhe Financave do të kujdesem që standardet e vendosura nga Qeveria e kaluar të vazhdojnë, me kujdes të veçantë do të shqyrtojmë shpenzimet kapitale si dhe çështjen e Ligjit të Veteranëve por pa lënë anash Ligjin për Sigurimet Shëndetësore” tha Abdixhiku gjatë informimit për prioritetet e Komisionit për Buxhet dhe Financa të cilin e udhëheq ai.
Me tej Apostolova ngriti edhe çështjen e Dialogut me Serbinë me ç’rast z. Hoti paraqiti qëndrimin e Grupit Parlamentar të LDK- së se Dialogun me Serbinë në parim e mbështesin duke theksuar se i njejti duhet të udhehiqet nga ana e Qeverisë dhe raportimi ne Kuvend për këtë çështje duhet të jetë i rregullt.