Ku e kaloi natën Milaim Zeka?

Aktuale

Ku e kaloi natën Milaim Zeka?

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:38
Milaim Zeka

Avokati i Milaim Zekës, Gazmend Halilaj, beson se klienti i tij do të lirohet menjëherë pasi të skadon ndalimi prej 48 orëve dhe nuk do të ketë asnjë procedurë tjetër ndaj tij.

Në një prononcim për KosovaPress, Halilaj, beson se prokurori nuk do të kërkoj masë tjetër ndaj klientit të tij, meqë edhe nga provat dëshmohet se Zekën nuk e inkriminojnë fare në ndonjë vepër penale.

“Unë po besoj që prokurori nuk do të marr ndonjë veprim tjetër, mirëpo ky vendim sapo ti vije momenti që të kryhen 48 orë do të thotë pushon se ekzistuari sipas dispozitave ligjore, nuk do të bëjë ankesë tjetër. Unë pres të lirohet menjëherë pas skadimit të 48 orëve. Ne si avokat besojmë që nuk është e arsyeshme, as e nevojshme as e domosdoshme që të ndërmerret ndonjë vendim tjetër”, tha Halilaj.

Halilaj thekson se klienti i tij Milaim Zeka, ka qenë vetiniciues i kësaj procedure penale për t’u sqaruar gjithçka dhe të jetë një pasqyrim i drejt nga organet e drejtësisë.

Ai thotë se tashmë në Policinë e Kosovës, njësinë financiare, i kanë paraqitur faktet që tregojnë se Zeka nuk është i inkriminuar në ndonjë vepër penale.

“Deklaratë kemi dhanë në njësinë financiare dje të Policisë së Kosovës dhe kemi paraqitur faktet tona, mirëpo, i kemi argumentuar që me veprimet e tij nuk inkriminohet në këtë apo ndonjë vepër tjetër penale. Mirëpo, është me rëndësi të dihet se iniciuesi i kësaj procedure penale është vet i mbrojturi im, i cili ka kërkuar që gjykata dhe organet e ndjekjes të kenë një pasqyrim të drejt, të kontribuojnë që të hetohet ashtu si duhet pasi ky (Milaim Zeka) nuk ka të bëjë me asnjë veprim që e inkriminojnë atë në këtë vepër. Pra iniciuesi i kësaj vepre penale është vet Milaim Zeka”, u shpreh ai.

Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, u arrestua dje nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale që ndërlidhet me “Mashtrim” dhe “shmangie nga tatimi”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat