Abdixhiku tregon pse LDK votoi kundër rishikimit buxhetor

Aktuale

Abdixhiku tregon pse LDK votoi kundër rishikimit buxhetor

Nga: B.S Më: 17 tetor 2017 Në ora: 18:00
Komisioni për Buxhet dhe Financa

Lumir Abdixhiku, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryesues i Komisionit për Buxhet dhe Financa, përmes një postimi në facebook, ka treguar pse LDK ka votuar kundër rishikimit të buxhetit.

 “Sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa, të cilin e kryesoj, trajtuam rishikimin buxhetor. LDK votoj kundër sepse:

- Buxheti heqë fondet e sigurimeve shëndetësore.
- Zvogëlon investimet kapitale nëpër Kosovë.
- Rritë benefitet për veteranë, numri i të cilëve po shtohet edhe sot.

Një buxhet që merr prej shëndetësisë e u jep listave fallce prej militantësh - gjoja veteranë - nuk është buxhet i gjithë qytetarëve të Republikës. Prandaj dhe jam kundër.

Fatkeqësisht këtë ligj, pas dy orë diskutimesh s'arritëm ta ndalojmë për shkak të votave të pozitës”, ka shkruar në postimin e tij Abdixhiku, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat